Edhe Shqipëria vendos sanksione ndaj Rusisë

Shqipëria

Edhe Shqipëria vendos sanksione ndaj Rusisë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:19
Vendimi është bërë publik nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila shton se veç Shqipërisë, në këtë listë janë bashkuar dhe Mali i Zi dhe Norvegjia.

Shqipëria i është bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja kundrejt Rusisë për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës.

Vendimi është bërë publik nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila shton se veç Shqipërisë, në këtë listë janë bashkuar dhe Mali i Zi dhe Norvegjia.

Në fakt këto nuk jane sanksione të reja, por ripërsëritje e sanksioneve të vendosura që në vitin 2014 kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

Ky veprim u kundërshtua nga shumë vende të botes dhe menjëherë në kundërpërgjigje të këtij veprimi, u vendosen sanksione ndaj drejtuesve politikë në Krime, të cilet drejtuan këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat