Cipras dhe Zaev, politikanë vizionarë e vullnetmirë

Shqipëria

Cipras dhe Zaev, politikanë vizionarë e vullnetmirë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 22:33
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka përshëndetur marrëveshjen Tsipras-Zaev për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.

Në një njoftim për shtyp, Kryeparlamentari Ruçi citon se “emri ‘Republika e Maqedonisë Veriore’, është vizion e vullnet për paqen e prosperitetin në rajon. Mirëkuptim i fqinjëve, frymëzim për të gjithë vendet e rajonit. Cipras dhe Zaev, politikanë vizionarë e vullnetmirë”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat