Bushati përshëndet marrëveshjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë

Shqipëria

Bushati përshëndet marrëveshjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:46
Ditmir Bushati

Arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit të kësaj të fundit, është përshëndetur nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministri Bushati, ka uruar të dyja vendet për marrëveshjen e arritur mbi çështjen e emrit, duke theksuar se kjo marrëveshje i shërben rrugëtimit euroatlantik jo vetë të një vendi, por të gjithë rajonit.

“Urime fqinjëve dhe miqve tanë që përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit! Kjo hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi, por për gjithë rajonin. Pavarësisht gjithë veçantive, diplomacia funksionon”, shkruan Bushati.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat