Ditëlindja e PS, Tahiri: 27 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar ku do hedhim këmbën e radhës

Shqipëria

Ditëlindja e PS, Tahiri: 27 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar ku do hedhim këmbën e radhës

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 19:21
Tahiri deklaron se më shumë se gjysmën e këtyre 27 viteve ai i ka kaluar në këtë forcë politike.

Në 27-vjetorin e themelimit të PS, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka qenë edhe Kryetar i PS.

Tahiri deklaron se më shumë se gjysmën e këtyre 27 viteve ai i ka kaluar në këtë forcë politike.

Postimi i Saimir Tahirit

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burra e gra, te rinj e te reja ne PS.
Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.
Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.
Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.
Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.
Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.
Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.

Gezuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat