Jorida Tabaku: Pesë fakte kokëforta që nxjerrin zbuluar mashtrimin e madh Rama&Ahmetaj

Shqipëria

Jorida Tabaku: Pesë fakte kokëforta që nxjerrin zbuluar mashtrimin e madh Rama&Ahmetaj

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:24
Jorida Tabaku

Ditën e djeshme Arben Ahmetaj dhe sot Edi Rama u servirën me pompozitet të madh qytetarëve disa shifra të kalkuluara nga INSTAT sipas të cilave papunësia në vend ka rënë shumë, duke e quajtur madje  “rekord historik”. Por menjëherë pas kësaj zëra të shumtë të opinionit public në rrjet dhe media argumentuan se, papunësia me shifra mund të rezultojë e ulët pasi forca active e punës, e cila përbëhet më së shumti nga rinjtë, po largohen çdo ditë nga vendi. Në mbështetje të këtij argument, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, sjell disa faktet që rrëzojnë propagandën e Kryeministrit për shifrat e papunësisë.

 

Shënimi i plotë i deputetes Jorida Tabaku:

Fakt: 1.3 milionë shqiptarë kanë aplikuar për t’u larguar nga Shqipëria për në SHBA që nga shtatori 2013. Të dhënat flasin se përvit e më shumë bashkekombasit tanë aplikojnë të largohen nga vendi, duke u barazuar me vendet e Afrikës Qendrore dhe Ekuatoriale për nga numri i aplikantëve.

Fakt: Janë mbi 300 mijë shqiptare që janë larguar drejt vendeve anëtare të BE në forma nga më të ndryshme. Këtë shifër na e kujton përditë Franca, Hollanda dhe Gjermania të cilat jo pak herë e kanë kritikuar dhe kërcënuar kryeministrin e tepsisë.

Fakt: Shqipëria po shpopullohet dhe këtë e tregon përditë e më shumë edhe INSTAT kur na fakton plakjen e vazhdueshme të popullsisë dhe se si rrezikojmë të shpopullohemi.

Fakt: Janë vetëm 418 të punësuar në sektorin jo bujqësor, ndërkohë që forca e punës, pra punëkërkuesit, janë në rënie. Tregues i qartë se Shqipëria po boshatiset nga shqiptarët, që po lënë çdo fshat e qytet për të ikur një orë e më parë nga sundimi i kësaj qeverie.

Fakt: Rekordin e zi të shqiptarëve që largohen e dëshmojnë edhe të dhënat e tatimeve që flasin për 3300 biznese që janë mbyllur vetëm për 2017. Numri i bizneseve të mbyllura është një rekord i zi historik, pasi është hera e parë në historikun e Shqipërisë demokratike, ku numri i bizneseve të mbyllura tejkalojnë ato të bizneseve që hapen.

Këto janë rekordet për të cilat mazhoranca dhe veçanërisht kryeministri Rama nuk flet.
Kjo është Shqipëria reale kundrejt asaj te propagandës që jeton në zyra luksi e tregon projekte me ngjyra për qendra qytetesh tashmë të boshatisura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat