A ka kërkuar BE të ndërtojë kamp refugjatësh në Shqipëri, si përgjigjet zv.ministrja e Brendshme

Shqipëria

A ka kërkuar BE të ndërtojë kamp refugjatësh në Shqipëri, si përgjigjet zv.ministrja e Brendshme

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 11:47
Rovena Voda

Rovena Voda u shpreh se nuk ka asnjë kërkesë për ndërtimin e një kampi të tillë dhe se gjithçka është thënë deri tani është spekulim.

 “Më duhet të jem korrekte, absolutisht për momentin nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare, apo njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo vetë KE për të ndërtuar një kamp për migrantët e ardhura nga vendet e treta apo refugjatët.

Ne kemi në Tiranë, nuk është kamp, është qendër kombëtare pritëse për azilkërkuesit, kjo në linjë për ligjin e azilit që është i përafruar me acqui-t të BE-së”, tha Voda.

Ndërkohë opozita vijon të akuzojë qeverinë për këtë lajm edhe pse nga kryeministria të dalë me një deklaratë zyrtare nuk kanë e kanë pranuar një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat