“Si blihet vota në Shqipëri, 20 % e popullsisë është përfshirë në këtë proces”

Shqipëria

“Si blihet vota në Shqipëri, 20 % e popullsisë është përfshirë në këtë proces”

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 11:10
Komisioni i reformës Zgjedhore

Komisioni i reformës Zgjedhore zhvilloi sot mbledhjen e radhës.

Pjesë e debatit u bënë akuzat e opozitës për blerjen e votës, duke kërkuar votim dhe numërim elektronik.

Eksperti i KiE, Quentin Reed tha se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote.

“Votimi elektronik redukton blerjen e votës. Mos dënueshmëria e kësaj vepre e bën të pavlerë masën. Deri më sot nuk ka asnjë dënim për blerjen e votës, ndaj jepet mesazhi se të gjithë mund të bëjnë ç’të duan në këtë drejtim. Për ne kjo çështje është thelbësore. Duhet vullnet kryesisht i mazhorancës”, tha Bylykbashi.

Ndërsa eksperti Reed u shpreh se duhet të luftohet mendësia e dhënies së votës si detyrim moral për një shërbim që i është bërë ose dhënies së gjërave në shkëmbim në avancë.

“Sondazhet tregojnë se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote. Në Shqipëri janë 5-6 mekanizma. Shpërndarja e parave e mallrave në zonat e varfra. Së dyti premtimi për punë në sektorin publik. Fenomen dominant në Shqipëri.

Së treti, është pagesa për pjesëmarrje ose jo në votim duke ju marrë kartën e identitetit. Së katërti, përdorimi i skemës së mbështetjes sociale për fushatë dhe blerje vote. Fshirja e borxheve të dritave dhe ujësjellësit është një mënyrë tjetër. Duhet te ndalohet përdorimi i dhënies së shkëmbimeve të ruhet fshehtësia e votës dhe të ndërgjegjësohen njerëzit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat