Berisha denoncon: Hapja e kampeve për ish-terroristët e ISIS, këto janë dy qëllimet e Ramës

Shqipëria

Berisha denoncon: Hapja e kampeve për ish-terroristët e ISIS, këto janë dy qëllimet e Ramës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 21:10
Sali Berisha

Pas deklaratës së dhënë sot në një intervistë nga zv/ministrja e Brendshme, të dhënë për Klan, ku shprehej se “deri tani, qeverisë shqiptare nuk i është përcjellë një kërkesë e tillë nga partnerët, por sipas saj vendi ynë i ka të gjithë kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantët e paligjshëm që vijnë nga rajonet në konflikt.”

Pak minuta më parë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, I cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se “Rama pranon se ka kerkuar hapjen e kampeve per ish terroristet e ISIS dhe refugjatet ne Shqiperi!”

“Dy jane qellimet me madhore te ofertes se Rames!: 1-Dy Te mbuloje murin e droges krimit dhe korrupsionit qe po bllokojne hapjen e negociatave me BE dhe te mund te marre per kete nder qe po i bene BE hapjen e tyre

2-Krijimi i tregut me te madh te trafikut te qenies njerezore per mafien shqiptare, e cila po pregatitet prej tre vitesh te gjithe deshtimin e tij te plote”, shkruan Berisha.

Më tej ai u ka bërë thirrje “vendeve anetare te BE ne teresi dhe Italise ne veçanti te mos mashtrohen me oferten delirante te Edi Rames qe ka si brendi hipokrizine, krimin dhe megatrafikun e qenieve njerezore nga mafia shqiptare e lidhur koke e kembe me Edi Ramen”.

Postimi i plotë:

Rama pranon se ka kerkuar hapjen e kampeve per ish terroristet e ISIS dhe refugjatet ne Shqiperi!

Zedhensja e Norieges, ndrikulle Voda deklaron se:

-BE nuk i ka kerkuar Norieges te krijoje kampe refugjatesh ne Shqiperi !

-Por Rama i ka kerkuar BE te krijoje kampe me ish terroriste te ISIS dhe refugjatesh ne Shqiperi

Deklarata e Rames, e bere nepermjet ndrikull Vodes, se Shqiperia ka te gjitha kushtet per krijimin e ketyre kampeve, deshmon oferten dhe garancine qe Rama i ka bere BE per marrjen e refugjateve!

Dy jane qellimet me madhore te ofertes se Rames!

1- Te mbuloje murin e droges krimit dhe korrupsionit qe po bllokojne hapjen e negociatave me BE dhe te mund te marre per kete nder qe po i bene BE hapjen e tyre

2-Krijimi i tregut me te madh te trafikut te qenies njerezore per mafien shqiptare, e cila po pregatitet prej tre vitesh te gjithe deshtimin e tij te plote

U bej thirrje vendeve anetare te BE ne teresi dhe Italise ne veçanti te mos mashtrohen me oferten delirante te Edi Rames qe ka si brendi hipokrizine, krimin dhe megatrafikun e qenieve njerezore nga mafia shqiptare e lidhur koke e kembe me Edi Ramen.

Ky projekt ogurzi i Edi Rames dhe narkoshtetit te tij do te shnderroje Otranton ne varrezen gjigande me te madhe te detrave! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat