“Nuk më gëzon largimi, se di a e shoh nënën gjallë” Rrëfimi ndryshe i ambasadorit amerikan

Shqipëria

“Nuk më gëzon largimi, se di a e shoh nënën gjallë” Rrëfimi ndryshe i ambasadorit amerikan

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:16
Në videon në fjalë, ambasadori Lu tregon një histori prekëse të titulluar “Pusi”, referuar dëshmisë së Said Borishit, arkivi i ISKK.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar këtë të hënë një video në të cilën shfaqet ambasadori Donald Lu i cili rrëfen një histori prekëse.

E gjithë kjo është një mesazh i nismës #ipërkasimnjëritjetrit, e iniciuar nga një grup intelektualësh dhe artistësh të pavarur për të nisur një dialog konstruktiv mbi të shkuarën dhe nevojën për të ditur të vërtetën.

Në videon në fjalë, ambasadori Lu tregon një histori prekëse të titulluar “Pusi”, referuar dëshmisë së Said Borishit, arkivi i ISKK.

Zemra më rreh fort, unë dhe vëllai do largohemi nga kampi, nuk më gëzon hiç largimi, nuk e di nëse do e shoh më nënën gjallë. Atë nuk e lejojnë të largohet. Te pusi aty jashtë në oborr kanë vënë një polic të ri, të mos lejojë kalamajtë të afrohen se mos bien. Deri tani në pus kanë rënë vetëm dy 14-vjeçarë. Edhe ata prisnin lirimin.

‘A don me kqyr në pus? Sa pa ardh të tjerët, se ndryshe s’bën’, tha polici.

Dua them, afrohem, ulem në gjunjë mbi pllakat, në zgrip të pusit dhe mandej zhys kokën në grykë.

Më ngjan se dikush më thërret nga errësira e pusit. Mos janë 14-vjeçarët e pusit? Më zë frika dhe bëj të ngrihem. Krahu i dhunshëm me shirit të kuq më godet vrulltas. Nuk kam kohë të bërtas. Gjysmën e trupit e kam brenda në pus dhe vetëm këmbët jashtë. Polici mi zë të dyja këmbët dhe më shtyn fort në grykë. Kokëposhtë, dalloj vezullimin e dhëmbit të tij të artë. Kështu paskan rënë edhe dy të tjerët, mendoj… Shuhem tok më britmën time në ujin e zi memec”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat