"Bëje denoncimin, vij dhe unë me ty!" Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e Xhuljeta Çunit

Shqipëria

"Bëje denoncimin, vij dhe unë me ty!" Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e Xhuljeta Çunit

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:45
Xhuljeta Çuni- Xhafer Meta

Mesditën e 23 majit, Xhuljeta Çuni, ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës. Ishte shkëputur për pak nga librat dhe “ethet” e provimeve të maturës…. Në katin e gjashtë të institucionit e priste psikologia, një grua afër të 45-ve.

Vajza u ul qetësisht përballë saj. U rrëfye për afro 90 minuta, duke treguar gjithçka rreth jetës së saj dhe marrëdhënies me Xhafer Matën, njeriut që i mori jetën mëngjesit 8 qershorit në zonën e “Don Boskos”. “Me Xhaferin u njoha para një viti. Ai kishte miqësi me kushërinjtë e mi. E respektoja, sepse jetonim në të njëjtën lagje”,- i tha vajza psikologes.

Ajo mohoi të kishte pasur një marrëdhënie intime me të (pas vrasjes burimet thanë se të rinjtë kishin pasur një marrëdhënie mes tyre por Xhuljeta kishte kërkuar ti jepte fund).

“Xhaferi më akuzon se kam përfituar financiarisht prej tij. Më kërkon t’i kthej 1500 paund”,- vazhdoi më tej e reja.

A ndihesh e frikësuar për jetën? Të ka dhunuar ndonjëherë?, e pyet psikologia. “Jo, s’kam frikë për veten” – u përgjigj vajza,- Më shumë kam merakun e familjes. Shqetësohem se mund ta marrë vesh babai. Ai është emigrant. Sa për mua Xhaferi më premtoi në polici se nuk do të më shqetësonte”.

“Përse shkove në polici Xhuljeta?”-vazhdon psikologia. ”Sepse doja ta trembja Xhaferrin. Më ndali në rrugë. I thashë do të denoncoj. Më tha bëje denoncimin. Do vij dhe unë me ty. Në korridorin e komisariatit fola prapë më të dhe i thashë jam e gatshme të mos bëj denoncim. Vazhdoje atë që ke nisur. Unë nuk të bezdis më. Pas kësaj u larguam”. 

Rrëfimi i vajzës është pjesë e dosjes hetimore, që prokuroria kishte çelur ndaj Xhafer Matës, për akuzën e përndjekjes.

Policia, i dëgjoi versionet e Xhuljeta Çunit dhe 31-vjeçarit të divorcuar, baba i një fëmije. Por nuk bëri asgjë për t’i ardhur në ndihmë të resë. Oficerët nuk bënë as verefikimin më të vogël, për Xhuljetën dhe Xhaferin. /Marrë me shkurtime nga News24

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat