“Po më ikën vajza, ja kanë 5-fishuar çmimin ilaçit... kjo qeveri do që njerëzit të vdesin”

Shqipëria

“Po më ikën vajza, ja kanë 5-fishuar çmimin ilaçit... kjo qeveri do që njerëzit të vdesin”

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:42
Ilustrim

Një denoncim i fortë është bërë këtë të hënë në rrjetin social, një baba i identifikuar si N. Ndoj nga Lezha, shkruan se po i vdes e bija për shkak të rritjes së çmimit të një ilaçi thuajse pesëfish më shumë.

Denoncimin e ka bërë publik në rrjetin social ish kryeministri Sali Berisha, i cili hedh akuza të forta kundrejt kryeministrit Rama dhe Ministres së Shëndetësisë Manastirliu.

STATUSI I BERISHËS

Shpirtkatrani Edvin dhe ndrikull shpirtzeza Manastirliu pesëfishojnë çmimin e ilaçit jetik për fëmijën!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

“Z. Berisha jam N. Ndoj nga Lezha. Së pari na la në rrugë të madhe. Së dyti unë kam një vajzë të sëmurë, ka 7 vite që kurohet për htb me ilaç telefovir 250 mg. Kjo kur është dhënë nga Turqia i vetmi ilaç për këtë sëmundje.

Me gjithë çmimet e larta dhe të papërballueshme i kemi marrë për të shpëtuar jetën. Deri në muajin e parë i kemi marrë me 50 mijë lek në muaj. Në këtë muaj kanë ndryshuar këtë ilaç, kanë rritur çmimin nga 50 mijë 240 mijë. Ka 2 javë se vajza ka ndërprerë mjekimin dhe është shumë e sëmurë. Kanë rekomanduar ilaçe të tjerë falas dhe me lekë. Por kurrë për këtë sëmundje. Kjo qeveri bashkëpunon me krimin që këta të sëmurë të vdesin. Skemë krimi. Ju drejtova ju si deputet me shpresë që do e diskutosh në parlament për fat të mirë je mjek. Unë dua të marr këtë ilaç që kam marrë për 7 vjet me çmimin 50 mijë lek pres përgjigje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat