Ishin hije, i riu që vrau prindërit çudit me deklaratën para gjykatësve

Shqipëria

Ishin hije, i riu që vrau prindërit çudit me deklaratën para gjykatësve

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:27
Qemal Sela

Qemal Sela, i riu nga Dibra që vrau pak ditë më parë prindërit e tij me armë ka dalë sot para togave të zeza duke dhënë një deklarate të çuditshme.

Sipas tij, ai nuk kishte vrarë prindërit por dy hije të zeza në shtëpi. 

"Nuk vrava mamin dhe babin, por dy hije që u ngjanin atyre dhe do më bënin vaksinën", është shprehur ai.

Nisur nga deklaratat e tij dhe vlerësimit mbi gjendjen psikologjike te Selës, gjykata dha masën e sigurisë shtrim i detyruar në spital psikiatrik. 

Por, i riu nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka akuzuar ehde gjykatësit se ishin të korruptuar. 

26-vjeçari Qemal Sela vrau me armë zjarri brenda biznesit familjar dy prindërit e tij Flamur dhe Zeqimete Sela, 56 dhe 50 vjeç. 

Ka dyshime se ai ka pësuar traume psikologjike gjatë qendrimit në Angli, ku banorë të zonës kanë deklaruar për policinë se ndaj të riut është ushtruar dhunë atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat