Bllokohet rruga e Valbonës, protestë e banorëve kundër HEC-eve

Shqipëria

Bllokohet rruga e Valbonës, protestë e banorëve kundër HEC-eve

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 13:12
Protesta e banorëve kundër HEC-eve

Banorët e zonës së Dragobisë në Tropojë zhvilluan një protestë, ndërsa thuajse të gjitha njësitë tregtare në Valbonë iu bashkuan thirrjes për protestë dhe mbyllën aktivitetin e tyre. E gjithë kjo në shenjë solidariteti me banorët që kërkojnë të mos ndërtohen hidrocentrale në grykëderdhjen e Valbonës.

Vetë banorët, që kanë kontaktuar me Top Channel, thonë se të dielën kanë dëgjuar shpërthime minash, madje, duke qenë një rrezik serioz edhe për jetën e banorëve, të cilët kanë qenë duke punuar në pronat e tyre.

Banorët thonë se nga shpërthimet e minave, dëmtohen edhe shtëpitë e tyre, ndërkohë, që protesta me bllokim rruge është vetëm hapi i parë, sepse, pritet që të intensifikohet më tej, deri në moslejimin nga firma të shfrytëzimit të Valbonës dhe ngritjes në të, të disa hidrocentraleve përgjatë të gjithë gjatësisë së lumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat