“ISIS” përplas opozitën me qeverinë

Shqipëria

“ISIS” përplas opozitën me qeverinë

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 13:07
Mbledhja e komisionit të Ligjeve

Duke folur nga mbledhja e komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se kryeministrin Edi Rama ka vendosur që të ndërtojë në Shqipëri një kamp për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

Sipas tij Rama po bën pazar me shqiptarët, të cilët sipas tij po ikin nga vendi dhe siguria është zero.

“Media jashtë edhe brenda vendit po thotë se ky njeri ka vendosur që këtë vend ta kthejë në kamp refugjatësh.

Në një vend ku qindra mijëra ikin, siguria është zero. Po bën pazare të pista me Shqipërinë, me shqiptarët. Për menderen e vet”, tha Alibeaj.

Por kryeministria hedh poshtë deklaratat e deputetit të PD-së duke i quajtur të pavërteta dhe se nuk ka asnjë plan të tillë.

Deklarata e kryeministrit të Danimarkës ku ai shprehet se po diskutohet në BE rreth mundësisë së një kampi jashtë territorit të vendeve të BE, larg influencave të trafikantëve, është interpretuar në shumë media se kemi të bëjmë me një kamp që pritet të ndërtohet në Shqipëri. 

Gazeta franceze “Le Monde” shkruante pak ditë më parë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat