Vasili: Autostradën e mbyllën, po '10 milionë' turistët, si kaçakë nga malet do të kalojnë?

Shqipëria

Vasili: Autostradën e mbyllën, po '10 milionë' turistët, si kaçakë nga malet do të kalojnë?

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:52
Petrit Vasili

Thonë që priten 10 milionë turistë në Shqipëri këtë vit.  Autostradën Tiranë - Durrës e mbyllën këta "strategët" e turizmit pikërisht në startin e sezonit turistik.E padëgjuar kjo bëmë e fundit e këtyre! Po këta,10 milionë turistët, nga do t'i bien për të dalë në det?! Nga kodrat e nga malet i bie, se rrugë tjetër nuk ka!

Po mijëra shqiptarëve, që duan edhe ata të bëjnë pushime, pse ua nxijnë jetën xhanëm!

Po atyre që merren me biznesin e turizmit e që duhet të bëjnë furnizime e të presin turistët, pse i torturojnë?!

Pse ia humbasin biznesit, gjithë këto para?! Po ekonominë kombëtare, pse e dëmtojnë?!

Jane të paaftë dhe kaq.

Presim tani dëgjesën e radhës të kryeministrit shkollëpak, që t'u shpjegojë njerëzve se sa mirë është t'i bësh gropën turizmit.

Fol kryeministër, fol, se e bëre edhe Shvejkun që të harrohet!

Vërtet kryeministër s'ke asnjë faj, se ty s'të duhet gjë për çfarë flet vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat