Peleshi mbron helmin; Letra e ministrit për AKU: Mos ndaloni më “Silicon Mix”

Shqipëria

Peleshi mbron helmin; Letra e ministrit për AKU: Mos ndaloni më “Silicon Mix”

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 20:14
“Silicon Mix”

Top Channel zbulon një urdhër të ministrit të Bujqësisë që edhe pse kundër analizave shkencore i kërkon AKU-së që të mos e ndalojë më përdorimin e një kimikati duke thënë se është pleh dhe jo pesticid. Fermerët e përdorin atë vetëm si pesticid dhe ky kimikat me emrin “Silicon Mix” hyn në kundërshtim me ligjin në tregun shqiptar.

Top Channel zbuloi se si me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, kimikati me emrin “Silicon Mix”lejohet të futet në tregun shqiptar i parregjistruar.

Në letrën që mban datën 16 maj, ministri Peleshi i dërgon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mospenguar më hyrjen në doganë të këtij kimikati duke shpjeguar se “Silicon Mix” është një ushqyes për bimët dhe jo pesticide.

Ne letër thuhet:
Bllokimi i “Silicon Mix”nuk është bërë konform legjislacionit në fuqi për importin dhe vendosjen në treg të plehrave EC fertilizer, pasi kjo kategori nuk i nënshtrohet regjistrimit sepse është në qarkullim të lirë.

Por në farmacitë bujqesore kjo shitet si pesticid dhe jo si pleh. AKU e ka bllokuar importin e këtij kimikati, megjithatë e gjen lirisht në farmaci, me argumentin se nuk është pleh ushques, por vrasës insektesh që hyn në mënyrë të pakontrolluar dhe certifikuar në treg.

Konfirmimin se bëhet fjalë për një pesticid e dhanë edhe ekspertët e laboratorit që varet direkt nga Ministria e Bujqësisë.

“Silici nuk futet në listën e plehrave domethënë si element teknik i plehrave, siliconi aq më tepër që nuk është pleh”, shprehet Miranda Huta, kimiste.

“Silicon Mix” nga fermeret përdoret në këtë moment për të vrarë inspektet që prekin qershitë. Ai hyn në mënyrë të parregullt ashtu si edhe Methomili që Top Channel denoncoi disa ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat