Meta homazhe për Fadil Vokrrin: Frymëzim për gjeneratat e reja

Shqipëria

Meta homazhe për Fadil Vokrrin: Frymëzim për gjeneratat e reja

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:32
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ndodhur ne Prishtine merr pjesë në homazhet për nderimin e ish- kreut të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri.

Meta pasi la një shënim në bllokun e kujtimeve u shpreh se talenti i Vokrrit do jetë frymëzim për gjeneratat e reja.

“Fadil Vokrri është legjendë e futbollit të Kosovës.

Talenti dhe suksesi i shkëlqyer i Vokrrit është frymëzim për gjeneratat më të reja për të ecur në rrugën e tij”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat