“Krimi i pasionit” në Tiranë, pronari ku punonte 19 vjeçarja: Si e njohim ne Xhuljetën

Shqipëria

“Krimi i pasionit” në Tiranë, pronari ku punonte 19 vjeçarja: Si e njohim ne Xhuljetën

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 08:38
Xhuljeta Çuni

Maturantja Xhuljeta Çuni, e cila u ekzekutua me dy plumba nga ish-i dashuri 31-vjeçar, për 5 muaj kishte punuar si shitëse në një market në rrugën “Jordan Misja”.

Në këtë dyqan ajo ishte njohur edhe me autorin e ngjarjes, Xhafer Mata, i cili banonte vetëm disa metra larg. 

Viktima e kishte lënë punën në market për shkak të provimeve të maturës.

Në muajin shkurt ajo ishte shkëputur pas një marrëveshjeje me pronarin, duke i thënë që do të kthehej sërish të punonte aty, pasi të përfundonte provimet. 

“Në muajin shkurt më tha që do të largohej nga puna, sepse do i përkushtohej shkollës. E mirëkuptova se ishte maturante. Madje i kisha dhënë fjalën se do ia ruaja vendin e punës dhe mund të kthehej sa të mbaronte provimet. 

Me sa di unë edhe sot kishte provim dhe për aty ishte nisur, kur u qëllua. Ka punuar 5 muaj këtu dhe ishte shumë korrekte”, u shpreh pronari i marketit ku kishte punuar 18-vjeçarja Çuni.

Vajza banonte pak metra larg dyqanit, afër shinave të trenit në fund të rrugës “Jordan Misja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat