Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Fier, PD: Drejtori i Rendit gris banderolën

Shqipëria

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Fier, PD: Drejtori i Rendit gris banderolën

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 20:03
Perplasje

Në kuadër të turit të llogaridhënies kryeministri Edi Rama ishte sot në qarkun e Fierit.

Fillimisht Rama u ndal në qytetin e Lushnjës, aty ku u prit me protesta nga qytetarë dhe përfaqësues të opozitës.

“Ne Lushnje qytetaret e ‘dyshimte’, qe nuk jane kontrolluar nga te besuarit e Rames, nuk lejohen te marrin pjese ne takimin e llogaridhenies se kryeministrit.

Nje qytetar qe po kerkon te marre pjese me deshiren per t’i bere pyetje Rames, por policia e ndalon t’i afrohet zones ku Rama po kryen takimin e inskenuar.

Aty jane duke protestuar edhe qytetarë te tjerë, kundër bashkëqeverisjes me krimin”, bën me dije PD.

Ndërsa në qytetin e Fierit pati një përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas Partisë Demokratike, drejtori i policisë së Fierit ka grisur banderolat dhe ka kërcënuar protestuesit.

“E paprecedent! Drejtori i Policise Fier gris banderolen e PD kunder bashkeqeverisjes me krimin!”, bën me dije PD duke publikuar edhe një video nga përplasja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat