Në shkollë për drejtor/ Të zgjedhurit, kurs për të menaxhuar 14 milionë euro fonde

Shqipëria

Në shkollë për drejtor/ Të zgjedhurit, kurs për të menaxhuar 14 milionë euro fonde

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 17:39
Ogerta Manastirliu

Drejtorët e spitaleve, të cilët u zgjodhën me konkurs, po shkollohen se si të menaxhojnë fondet, burimet njerëzore, menaxhimin e krizave, etj. Për 5 javë me radhë, në çdo fundjavë do të ndjekin leksione nga lektorë të huaj dhe vendas.

Drejtorete spitaleve presupozohet se janë më të mirë, pasi këtë vit ata u përzgjodhën me konkurs, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pranon se ata kanë nevojë të përmirësohen.

“Ata janë përzgjedhur me konkurs, por ata duhet të përmirësojnë shërbimet në spitale dhe për ta bërë këtë, duhet të përmirësojnë dijet e tyre, me qëllim që të mos shkojë dëm asnjë qindarkë e investuar”, u shpreh minstrja Manastirliu.

Këtë vit janë 14 milionë euro investime që do të kryhen në shëndetësi, përfshirë edhe 11 spitalet rajonale. Përveç menaxhimit të fondeve, drejtuesit po ndjekin leksione edhe mbi menaxhimin e krizave, komunikimin e të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat