Lirohet mësuesi i akuzuar për ngacmim, prindërit e 10-vjeçares: Vajza tentoi të vetëhelmohej

Shqipëria

Lirohet mësuesi i akuzuar për ngacmim, prindërit e 10-vjeçares: Vajza tentoi të vetëhelmohej

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Gjykata ka lënë të lirë mësuesin 63-vjeçar i cili u akuzua nga nxënësja 10-vjeçare për ngacmim seksual.

Pas lajmit kanë reaguar prindërit e vajzës, të cilët janë shprehur se vajza e tyre ka tentuar të vetëhlemohet:

“Vajza tentoi të vetëhelmohej kur mori vesh lirimin e tij”.

Ditën e djeshme familjarët thanë se ngacmimet kanë nisur që prej dy vitesh më parë.

Sipas tyre, vajzës i është bërë presion nga ana e mësuesit për të mos treguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat