Qendra për ‘të penduarit’ e ISIS, deputetët thirrje Ramës: Bëj transparencë, hiq dorë nga aventurat

Shqipëria

Qendra për ‘të penduarit’ e ISIS, deputetët thirrje Ramës: Bëj transparencë, hiq dorë nga aventurat

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 08:46
Rama dhe Borisov

Ndonëse kryeministria ka mohuar hapjen e një qendre për edukimin e militanëvë të ISIS-it në Shqipëri, madje e ka cilësuar lajmin edhe si një spekulim të hapur me katakter provokues, disa deputetë ende nuk janë të bindur më këto argumenta.

Deputeti i PD, Tritan Shehu, deputeti i PR, Fatmir Mediu dhe ai i LSI, Petrit Vasili i kanë kërkuar llogari Ramës pse nuk kundërshtoi propozimin e Kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, i cili disa ditë më parë u shpreh: “Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”. Ata mendojnë njëzëri se një lëvizje e tillë do të cënontë sigurinë e vendit.

Tritan Shehu – PD

Duke falenderuar Keshilltarin Lleshi per pergjigjen qe dha para pak minutash ndaj shqetesimit tim e te tjereve te ngritur reth nje Qendre Rajonale ne Shqiperi per studime a reabilitime, apo dicka tjeter ne lidhje me terroristet e ISIS prej Ballkanit, desheroj te theksoj se:

1- Se pari ky “sqarim” eshte shume i vonuar. Qekurse Kryeministri Borisov shaplosi dicka te tille ne Tirane e deri me sot kane kaluar shume dite, te mbushura keto me shume komente, pyetje etj nga media, analiste, politikane, ndaj kesaj ceshtje, qe sot “zvogelohet” shume ne konceptin e saj prej Keshilltarit.

Uroj te jete e te kete qene qe ne fillim i tille ky koncept.

2- Sidoqofte te tilla projekte reale apo dhe iluzive, me interesa madhore per vendin, nuk mund te mbahen ne “terr” informativ. Eshte detyra e institucioneve shteterore te bejne transparence, perpara se te shperthejne diskutimet e debatet.

Ne fakt eshte “zakoni” i kesaj Qeverie qe per te tilla ceshtje te veprojne ne konspiracion, derisa plas….
3- Cilado qofte pergjigja e sotme e Keshilltarit, per mua kjo ceshtje akoma nuk eshte plotesisht e qarte, kjo edhe per faktin se si u menaxhua deri me tashti.

4- Ne keto kushte do te vazhdoj ta ndjek me shume vemendje ne zhvillimet e ardheshme, edhe si N/Kryetar i Komisionit Parlamentar te Politikes se Jashteme.

Fatmir Mediu – PR

Pjesmarja e Shqiperise ne luften kunder terrorizmit si vend anetar i NATO-s eshte domosdoshemri dhe per me tej nje nevoje e brendeshme duke konsideruar faktin se ka pasur rreth 140 Foreign Fighters te ISIS nga Shqiperia qe kane shkuar drejt Sirise

Kjo tregon se ka pasur dhe ka nje terren konkret te rekrutimit dhe veprimit te strukturave terroriste dhe lidhjeve te tyre ne vend.
Ndalimi para disa kohesh I aktit terrorist kunder ekipit kombetar te Izraelit tregon qarte qe strukturat terroriste jane aktive ne Shqiperi dhe rajon.
Finacime per radikalizimin e fese Islame me lidhje terroriste kane qene prezente

Te gjitha keto te dhena perbejne kercenim serioz per Sigurine tone kombetare.

Cdo ide per te ngritur nje qender ne Shqiperi per rehabilitimin, grumbullimin e Foreign Fighters te ISIS te kthyer nga SIRIA, apo qender refugjatesh eshte nje hap shume i rrezikshem i pamenduar dhe kercenues per Shqiperine dhe rajonin.

Se pari strukturat e sigurise dhe te rendit ne Shqiperi jane te dobeta dhe te korruptueshme

Se dyti me gjithe arritjet e Sherbimeve tona te inteligjences ato akoma nuk jane ne nivelin e sherbimeve te vendeve me te zhvilluara si nga baza e te dhenave qe disponojne(pjesen me te madhe te te dhenave per individ me lidhje terroriste e marin si informacion nga sherbime partnere), po ashtu dhe nga niveli teknologjik qe perdorim dhe per me teper nga kualifikimi I personelit te sherbimit me gjithe respektin per punen e tyre

Se katerti, rritja e influences se krimit te organizuar, trafikut te droges, korrupsionit lidhjet me qeverine krijon nje potencial jashtezakonisht te rrezikshem te lidhjes se terrorizmit me krimin e organziuar qe do kishte pasoja te medha per Shqiperine dhe rajonin.

Qeveria duhet te lere aventurat per interesa momentale politike.

Sot siguria jone kombetare eshte me e rrezikuar se kurdohere.

Gjeopolitika me Ballkan me rritjen e influences Ruse, shqetesime per rritjen dhe kontrollin e Turqise jo per interesa partneriteti strtaegjik por te mirefillta te kontrollit poltike sic shprehen liderat Europian, aktivizkmi i sherbimeve te Iranit edhe per shkak te MEK, trafiku I droges dhe Pastrimit I parave jane kercenime serioze me te cilat duhet te meremi seriozisht.

Siguria kombetare nuk eshte vetem ceshtje e Edi Rames apo qeverise ajo I takon parlamentit dhe Keshillt te Sigurise Kombetare.

Presidenti Meta duhet qe urgjentisht te kerkoje te gjithe informacionin per keto lajme, qendrime apo large qofte vendime te Rames.

Petrit Vasili- LSI

Pse bedelet e qeverise genjejne trashe per qendren e koordinimit te ish-ave te ISIS?

Te thuash qe kjo qeveri u cmend e tera nuk eshte lajm.Eshte e qarte qe te zene ne faj per qendren e kordinimit te ish luftetareve te ISIS Shqiperi,kane filluar perkthimet nga shqipja ne shqip.

Keta jane kaq te trashe sa po na tregojne qe ka dy gjuhe shqipe nje te qeverise dhe nje te popullit.

E bukur fare kjo, kryeministrit tone ja thote ne sy kryeministri bullgar dhe tani sqarimet nuk i jep ai vete qe ishte 50 cm larg Borisovit,por i japin keta bedelët, se kryeministrit i eshte zene goja dhe s’ja mban te flase vete.

Per keta bedelet me shqipe te cale po jua veme prap ta lexojne ç’ka thene z.Borisov pasi me paturpesine dhe marrinë e tyre duan ta ngaterrojne edhe ate.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat