Pasi vrau babain dhe nënën, 26 vjeçari: Nuk janë prindërit e m, janë dy grabitës! Sot i bie murit me kokë

Shqipëria

Pasi vrau babain dhe nënën, 26 vjeçari: Nuk janë prindërit e m, janë dy grabitës! Sot i bie murit me kokë

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 01:18
Qemal Sela që vrau me automatik prindërit në Peshkopi ka dhënë dëshminë në Polici.

Vijon të jetë e rënduar gjendja psikologjike e 26-vjeçarit nga Peshkopia që vrau dje nënën dhe babain.

I riu eshte aktualisht në paraburgimin e komisariatit të Dibrës dhe ndodhet në gjendje shoku, ndërsa bën veprime të pakontrolluara duke i rene murit me kokë. Po ashtu ‘BW’ ka mësuar edhe lëvizjet e Qemal Selës dje pak para se të vriste Flamur dhe Zeqimete Selën.

Mësohet se i riu ishte duke bërë një xhiro bashkë me vëllain e tij në bulevardin e qytetit, ndërsa papritur i ka lindur dëshira të shkojë në shtëpi.

Bazuar edhe tek rrëfimi i dëshmitarëve, disa pushues nga Kosova, që ishin strehuar në hotelin e tij në lagjen e “Llixhave”, i riu kishte hyrë me shpejtësi në banesë dhe pas 5 minutash kishin dëgjuar breshëri plumbash. Ishin pikërisht fqinjët që njoftuan policinë.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të caktohet edhe masa e sigurisë për 26-vjeçarin, i cili thuhet se vuan nga depresioni. Kujtojmë se dje ai dha një dëshmi tronditëse, ndërsa i mëshonte faktit se nuk kishte vrarë prindërit, por dy grabitës.

“Nuk janë prindërit e mi ata, janë dy grabitës. Nënën time e njoh nga dhëmbët. Babai emrin e ka Flamur, por nuk është ai”, u shpreh dje Qemal Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat