Ndoka: Nëse nuk do ndërhynte Basha, protestuesit do e kishin marrë peng Xhafën

Shqipëria

Ndoka: Nëse nuk do ndërhynte Basha, protestuesit do e kishin marrë peng Xhafën

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 18:42
Lulzim Basha

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka vlerësuar qëndrimin e mbajtur nga kreu i opozitës Lulzim Basha, në protestën e 26 majit.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Ndoka tha se ndërhyrja e Bashës tregoi edhe njëherë qëndrimin e tij Evropian. Ndoka theksoi se nëse nuk do të ndërhynte Basha, protestuesit do të kishin dhunuar Ministrinë e Brendshme, por mund të kishin marrë peng edhe ministrin Xhafaj, i cili ndodhej brenda.

‘Realisht e kam thënë dhe herë të tjera që Basha ka një mentalitet Evropian të të bërit politikë. Unë gjykoj që kjo ka vetëm të mira, në aspektin e demokracisë, shpresës, vlerësimit tek mendjet e qeta të qytetarëve, pastaj tek pjesa e militantëve ka probleme. Ne pamë një protestë të fuqishme përtej kritikave që bëhet nga kazani i Edi Ramës. Ishte një protestë që nëse nuk do të menaxhohej nga gjakftohtësia e zotit Basha, atëherë do të kishim një shpërthim të qytetarëve dhe mund të dilte situata jashtë kontrollit, do të kishim një Ministri të Brendshme të dhunuar, por mund të kishin marrë peng edhe ministrin i cili ndodhej brenda në ministri’, deklaroi Ndoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat