Belgjika njeh zyrtarisht patentat e Shqipërisës

Shqipëria

Belgjika njeh zyrtarisht patentat e Shqipërisës

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:22
Ilustrim

Autoritetet belge kanë konfirmuar zyrtarisht njohjen e lejeve të drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdorë lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.

Për shtetasit shqiptarë me qëndrim më të gjatë, duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për tu pajisur me leje belge për drejtim automjeti, bazuar në lejen e tyre shqiptare të drejtimit të automjetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat