Sakja: Hotelet me all-inclusive do punojnë me km zero

Shqipëria

Sakja: Hotelet me all-inclusive do punojnë me km zero

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 07:45
Isa Sakja

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, i ftuar në "Arena", tha se hotelet që ofrojnë shërbime all-inclusive do të punojnë me kilometër zero, duke blerë kështu të gjitha produktet në zonë.

Sakja: Problemet madhore në zonat turistike, problemet madhore i kemi mbyllur. Sipërmarrësit që kanë investuar në zonën bregdetare kanë shprehur interesin në Bashkinë e Kavajës për të marrë troje me qira për të investuar. Sfida jonë është t'i harmonizojmë. Kemi shumë resorte që punojnë me All-Inclusive, dëshira ime e madhe është që këto resorte të punojnë me km zero, që do të thotë çdo gjë që i duhet të blihet në Bashkinë e Kavajës. Unë si kryetar bashkie jam investuar shumë fort dhe kam lidhur kontrata të mira mes fshatarve dhe hoteleve të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat