Si i ka ndarë në dysh njerëzit... Rruga e Kombit

Shqipëria

Si i ka ndarë në dysh njerëzit... Rruga e Kombit

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 22:22
Ilustrim

Ndërtimi i rrugës së kombit ka ndarë përgjysëm disa fshatra të Njësisë Administrative Tërthore në Kukës, ata detyrohen që të varrosin njerëzit e afërm që ndërrojnë jetë, duke kaluar mes për mes autostradës, pasi kjo e fundit i ka ndarë në mes fshatrat.

Banorët detyrohen të kalojnë kortezhin mes frikës, se mund të ndodhë ndonjë aksident, teksa ecin në trasenë e rrugës, pasi mungojnë mbi/nënkalimet.

Report Tv ishte në fshatrat Gjegjën, Bardhoc e Morinë, banorët e të cilëve prej kohësh kërkojnë ndërtimin e urave lidhëse mes fshatrave, por deri tani kjo kërkesë e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

Banorët shprehen se çdo ditë, të rritur, fëmijë, gra, të moshuar kalojnë mes për mes autostradës, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes së mjeteve është shumë e lartë, kjo ka bërë që në shumë raste të ketë edhe aksidente. 

Edhe pushteti lokal ka bërë kërkesë për ndërtimin e mbi/nënkalimeve, por rruga e Kombit asnjëherë nuk përfundoi, duke lënë në mëshirë të fatit banorët e fshatrave të Kukësit, të cilët kombi i ndau në mes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat