Meta zgjedh foton me djalin, e nis mëngjesin me një apel të fortë. Ja ç’kërkon

Shqipëria

Meta zgjedh foton me djalin, e nis mëngjesin me një apel të fortë. Ja ç’kërkon

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 08:41
Ilir Meta me djalin

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhene nje mesazh te forte sot ne diten Ditën Botërore të Mjedisit. Duke postuar nje foto perqafuar me te birin ai ben kete thirrje: “Dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit”- shkruan Meta ne faqen e tij ne FB.

Mesazhi i Metes 

Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.
Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.
Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat