Në pritje të ‘peshkut të madh’, kapet një peshk i rrallë…

Shqipëria

Në pritje të ‘peshkut të madh’, kapet një peshk i rrallë…

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 15:21
Sherif Durmishi, një nga peshkatarët e vjetër të kësaj zone, thotë se ky lloj peshku duhet të jetonte në ujëra të thella.

Ndryshimet klimaterike dhe moratoriumi ka bërë që shumë gjallesa të cilat nuk janë parë në ujërat tona, të shfaqen së fundmi. Një peshk gjalpë, në latinisht i quajtur ‘Ruvetus’, është kapur në ujërat e Vjosës.

Sherif Durmishi, një nga peshkatarët e vjetër të kësaj zone, thotë se ky lloj peshku duhet të jetonte në ujëra të thella.

Sipas tij shkaku i ndryshimit të habitatit të tij, janë ndryshimet e klimës. Ai thotë se ka ende gjueti të paligjshme, por moratoriumi bashkë me ndërgjegjësimin, kanë dhënë efekte të mira.

“Peshku gjalpë i kapur në ujërat e cekëta të Vjosës është një gjë e rrallë, pasi ky lloj peshku rri në ujëra të thella. Në 3-4 vitet e fundit ne kemi më shumë gjallëri peshku, pasi janë minimizuar dhe po zhduken rastet ekstreme të gjuetisë me lëndë plasëse. Gradualisht po krijohet një mënyrë kontrolli e peshkimit dhe vetë ky sektor po ndërgjegjësohet për të peshkuar në mënyrë të përgjegjshëm”,- tha peshkatari Sherif Durmishi.

Më parë, në gjirin e Vlorës janë kapur edhe peshq të tjerë, madje edhe peshkaqenë. Kjo sipas peshkatarëve të zonës, tregon se ndryshimet e klimës kanë bërë që gjallesa të tilla të shfaqen në ujërat shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat