Kritikët: Basha ka dështuar, vrau alternativën në PD

Shqipëria

Kritikët: Basha ka dështuar, vrau alternativën në PD

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 18:52
Lulzim Basha

Aksioni i fundit opozitar kundër ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj qe kulmoi me protestën e 26 majit ka krijuar pakënaqësi edhe brenda vete Partisë Demokratike. Dy prej anëtareve te Këshillit Kombëtar te njohur per kritikat ndaj Lulzim Bashes; Edit Harxhi dhe Edvin Kulluri theksojnë se e gjithë protesta duhej orientuar per rrëzimin e qeverise.

Edit Harxhi: Unë dal ne  shesh per te rrezuar qeverinë e Edi Rames, nuk dal ne shesh per te rrezuar nje ministër te brendshëm, sepse hiqet nje ministër i brendshëm vjen nje ministër i brendshëm tjeter dhe ata janë po njësoj.

Edvin Kulluri: Dhe kjo te çon ne përfundimin qe ketu jemi përballe nje problem te shtrire ne dy partitë e medha, pra marrëdhënia e ngushte e pandashme midis zotit Rama dhe zotit Basha ne kete teatër.

Paralelisht me aksionin kundër Xhafajt, PD zyrtarisht ka hyre ne proces zgjedhjesh. Por ne këndvështrimin e Edit Harxhit edhe udhëzimi per zgjedhjet ne nivel seksioni e grup seksioni eshte lene ne mes, siç vepron zakonisht lideri i opozitës me çdo aksion politik, duke dëmtuar kështu partine me te madhe te opozitës.

Edit Harxhi: Unë nuk heq dore nga e thëna e fjales qe ai e ka marre peng ketë parti, por duhet ta lëshoje sa me pare sepse ketu nuk eshte ne pyetje me vetem PD, ketu eshte ne pyetje Shqipëria. Zoti Basha ka vrare alternativen, shpresën e shqiptareve.

Sipas Kullurit kryetari i PD nuk ka marre asnjë veprim per bashkimin e partisë, asnje aksion per ripërtëritjen e saj dhe ne keto kushte perballja me qeverinë Rama do te kete vetem nje rezultat.

Edvin Kulluri: Ne gjendjen aktuale qe jemi sot, nese gjerat do te ecin ne kete tendence deri ne zgjedhjet lokale te vitit te ardhshëm Partia Demokratike do te shkoje drejt disfatës, e cila fatkeqësisht duhet te themi qe mund te jete disfata përfundimtare e Partisë Demokratike.     

Harxhi dhe Kulluri ishin te vetmit nga kritiket e Lulzim Bashes te cilët u bene pjese e procesit te ndryshimit te statutit te PD, duke dorëzuar nje variant te plote se si duhet te ishte libri i rregullave te partisë me te madhe te opozitës; por rrëzimi i propozimeve te tyre duket se çoi ne thellimin edhe me te madh te çarjes se krijuar prej nje viti ne Partine Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat