Të përmbyturit e Ferrasit duan paratë. Uji vërshoi 5 muaj më parë

Shqipëria

Të përmbyturit e Ferrasit duan paratë. Uji vërshoi 5 muaj më parë

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 13:11
Pamje nga video

Banorët e fshatit Ferras në Fier nuk i kanë marrë ende paratë për dëmet e shkaktuara 5 muaj më parë nga dy përmbytjet e Vjosës.

Ndonëse Komisioni i Vlerësimit të dëmeve ka rreth 3 muaj që ka përfunduar punën, dëmshpërblimet nuk janë shpërndarë.

Dëmet më të mëdha janë në banesa, orendi shtëpiake, toka dhe prodhime bujqësore. Disa prej banorëve të përmbytur e kanë humbur shpresën se mund të dëmshpërblehen, pasi nuk kanë marrë ende një pjesë të dëmshpërblimit të përmbytjes së vitit 2015.

Shtëpitë e fshatit Ferras u dëmtuan nga përmbytjet e muajve dhjetor dhe shkurt. Banorët shpresojnë se një ditë do të dëmshpërblehen, pasi me të ardhurat që kanë nuk mund të përballojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat