Partia Demokratike njofton se Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e PD dhe të grupit parlamentar.
Mësohet se kjo mbledhje është kërkuar nga Basha pas lajmeve se ai dhe familja e tij po survejohet nga policia.
Në takim marrin pjesë nënkryetarët e Partisë, Spaho dhe Paloka, nënkryetarët e komisioneve të Ligjeve dhe Sigurisë, Alibeaj, Noka dhe deputetët Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji. Në takim është edhe sekretari përgjithshëm, Arben Ristani.