Përdhunoi të miturën, zbardhet dëshmia në gjykatë e Bibës: Isha i dehur

Shqipëria

Përdhunoi të miturën, zbardhet dëshmia në gjykatë e Bibës: Isha i dehur

Më: 31 maj 2018 Në ora: 13:01
Ligor Biba

Ka marrë fund hetimi për 50-vjeçarin Ligor Biba, i cili akuzohej për përdhunimin e një të miture tetorin e shkuar në fshatin Velçan të Pogradecit.

Gjykata e qytetit të Korçës e ka dënuar Bibën me 4.8 vite burg, për shkak se ai e ka pranuar akuzën. Vajza e mitur ishte fqinje me të, ndërsa nga përdhunimi lindi dhe një fëmijë.

Gjatë gjithë kohës Biba e ka mohuar akuzën, derisa dolën analizat e ADN-së që e fundosën versionin e tij.

Pak muaj më parë pas analizave të ADN-së së foshnjës së 15- vjeçares që përdhunoi, rezultoi se ishte Biba, babai i fëmijës.

Ligor Biba para gjykatës: E pranoj fajësinë. Kam qenë në kasollë ditën kur vajza më ka ardhur në mëngjes. Isha i dehur dhe nuk kam bërë asgjë me dijeni.

Marrëdhënia ka qenë me dëshirën e vajzës. Nuk e kam përdhunuar. Nuk e dija që vajza kishte mbetur shtatzene. Jam bërë pishman. Nuk mbaj mend sepse kam qenë i dehur. I kërkoj falje familjes se vajzës dhe familjes time.

Ligor Biba u arrestua tetorin e vitit të kaluar, pas denoncimit të prindërve të vajzës, se fqinji kishte abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren, që ishte në klasën e nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat