Plazh në fundjavë? Këto janë kushtet e motit

Shqipëria

Plazh në fundjavë? Këto janë kushtet e motit

Më: 30 maj 2018 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Sipas Meteoalb, sot por edhe ditët vijuese duke përfshirë edhe fundjavën pritet qëndrueshmëri e kushte të motit ku paraditet vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare.

Por pas mesditës dhe orët e para të pasditeve, do të ketë fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor duke sjellë shira në zonat Lindore si edhe shira të dobët në zona të izoluara të Qendrës dhe Jugut. Duhet theksuar se gjatë gjithë këtyre ditëve dhe kryesisht në fundjavë, kushtet e motit në bregdet mbeten të favorshme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë luhatje të lehta nga dita në ditë duke variuar nga 11 – 12°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në zonat Juglindore deri 31 – 32°C, maksimumi në disa qytete si Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat Gjirokastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat