Paloka kërcënon Gjiknurin: Ke edhe ti dosjet e tua të drogës

Shqipëria

Paloka kërcënon Gjiknurin: Ke edhe ti dosjet e tua të drogës

Më: 30 maj 2018 Në ora: 12:58
Edi Paloka

Mëngjesin e sotëm, kryetari demokrat, Lulzim Basha vizitoi minatorët e plagosur, duke akuzuar qeverinë se është e kapur nga mafia e kromit.

Pak më vonë reagoi ashpër ministri Damian Gjiknuri.

Por nuk vonoi dhe nënkryetari demokrat, Edi Paloka i dërgoi një ‘kërcënim’.

“Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh per lidhjet e tua me drogen dhe krimin e organizuar. Gjithçka eshte e dokumentuar, ta dish se nuk te shpetojne dot per shume gjate Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos te vjedhin edhe shtepine e tezes ose ndokujt tjeter. Tik tak tik tak Damian…,” shkruan Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat