Debate në komision, Vokshi: Kryeredaktori u dhunua qëllimisht nga policia, Rama të dënojë sulmin

Shqipëria

Debate në komision, Vokshi: Kryeredaktori u dhunua qëllimisht nga policia, Rama të dënojë sulmin

Më: 30 maj 2018 Në ora: 10:51
Mbledhja e komisionit të medias

Mbledhja e komisionit të medias u zhvillua me debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kryetarja Albana Vokshi ka kërkuar që Komisioni të firmosë një deklaratë që dënon dhunën ndaj kryeredaktorit të ‘Rilindjes Demokratike” në protestën e ditës së shtunë.

 “Me urdhër të Ramës është mbyllur portali satirik kryeministri.com, pasi vinte në lojë kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Do të kërkojmë seancë dëgjimore me drejtuesit e AKEP-it. Nuk mundet të censurohet, që kryeministri të japë urdhër dhe AKEP-i ta mbyllë. Një tjetër ngjarje e rëndë, në datë 26 kryeredaktori i ‘RD’ është goditur në mënyrë të qëllimshme në kokë nga Forcat Speciale.

Plaga ka qenë e thellë, ka marrë 10 qepje në kokë. Kam hartuar një deklaratë për të firmosur, ju ftoj edhe ju, për lirinë e medias dhe shtypit. ‘Dhuna ndaj kryeredaktorit. Ne deputetët e këtij komisioni dënojmë me forcë dhunën ndaj kryeredaktorit të medias së parë të lirë në Shqipëri. Kasmi u godit nga policia. Mjekët nuk u trembën nga kërkesa për të manipuluar raportin mjekësor. Kërkojmë thirrjen me urgjencë në seancë të Kasmit, zbardhjen e kësaj ngjarje dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe Xhafës që të dënojnë dhunën”, tha Albana Vokshi.

Debatet te Komisioni i Medias

Luçiano Boçi: Kronikë e paralajmëruar e vdekjes së drejtësisë. Vëllai i ministrit dërgohet pa asnjë procedurë jashtë Shqipërisë, nuk dihet ku është regjistruar zëri, por nuk janë kryer procedurat; dorëzimi i telefonave apo edhe mjeteve të tjera. Përgjimi ishte një investigim gazetaresk, ndaj atij gazetari ka kërcënime dhe presione. Nuk mund të vijohet më kështu, duhet një zgjidhje politike. Opozita nuk po pengon negociatat, por po thotë të vërtetën.

Fidel Ylli: Këtë konferencë shtypi mund ta bënit në selinë e PD, jo këtu, ne jemi të detyruar që t’u respektojmë. Po çfarë je ti, Zoti je? Je kryetarja dhe kaq. Jam sportist unë me adrenalinë.. do të dëgjoj ty unë këtu.

Albana Vokshi: Me arrogancë nuk ecni dot

Fidel Ylli: Në gazetarit i urojmë shërim të shpejtë, ai i di më mirë detyrat e gazetarit, por pasi dështuat në protestë vajtët dhe futën kokën te policia. Gazetari mos shkojë atje, por të rrijë të bëjë punë dhe jo të shkulë hekurat, ku e njohu polici?

Albana Vokshi: Duhet të mbroni lirinë e mediat dhe gazetarët

Fidel Ylli: Janë vrarë njerëz në bulevard

Albana Vokshi: I çoi kryetari juaj, mish për top. Nuk e kuptoni ca do bëni iu ka kapur paniku

Fidel Ylli: Deri në 28 qershor ju do të bëni të pamundurën, deri sa të hapen negociatat.

Albana Vokshi: Hiqni Xhafën këtë bëni

Valentina Duka: U godit Bledi Kasmi, gazetar i një gazete shumë të rëndësishme, tribunës demokratike. Gazetari u godit ne krye te detyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat