E rëndë në Patos, 35-vjeçarja hidhet nga kati i katërt i pallatit, rëndë në spital

Shqipëria

E rëndë në Patos, 35-vjeçarja hidhet nga kati i katërt i pallatit, rëndë në spital

Më: 28 maj 2018 Në ora: 18:05
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot pasdite në Patos, ku një 35-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E.S., banuese në Patos. Mësohet se e plagosura ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos.

Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Shtetasja e mësipërme ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat