Daily Mail shkruan për super- trafikantin: Në Elbasan kanë frikë nga "Di Caprio i shëndoshë"

Shqipëria

Daily Mail shkruan për super- trafikantin: Në Elbasan kanë frikë nga "Di Caprio i shëndoshë"

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:06
Klodjan Copja

Jemi në një nga qytetet më të ndotura në Evropë, aty ku manjati shqiptar ka ndërtuar një lokal luksoz.

Këto janë “imazhet” me të cilat e nis shkrimin e saj investigativ gazeta britanike “Daily Mail” dhe fjala është për drogën shqiptare në Angli dhe një personazh të veçantë, që gazetari e quan një “Leonardo Di Caprio të shëndoshë”. Gazetari i Daily Mail ka ardhur në Elbasan, për të vizituar nga afër biznesin e “ligjshëm” që të trafikantit të kokainës Klodjan Copja.

“Bar restoranti ‘Living’ nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane. Por kjo nuk është Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri.

Në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles’ me titull All You Need Is Love “E gjitha që ju duhet është dashuria. Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës”- shkruan gazeta.

Image

Në shkrim Daily Mail sqaron sesi u arrestua dhe u dënua me 17 vite burg Klodjan Copja, disa kohë më parë. Shkrimi saktëson se në momentin kur 31 vjeçari pa sesi po arrestoheshin korrierët e grupit të tij të kokainës, ai u largua menjëherë nga Britania. Në momentin e arrestimin në kufirin greko- shqiptar, Di Caprio i shëndoshë po udhëtonte me një Ferrari.

Më tutje gazetari flet me njerëzit në Elbasan, qytet për të cilin reporteri shkruan se është një ndër më të ndoturit të Evropë.

“Një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Prandaj edhe njerëzit nuk flasin për këtë problem. Nëse flet dikush do ta marrë vesh dhe makina jote është e rrezikuar të hidhet në erë. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Copjas është më i fuqishmi. Të gjithë ata janë të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”.

Shkrimi i kthehet sërish lokalit “Living” në Elbasan, teksa theksohet se tashmë biznesi është nën emrin e nënës së Klodianit. “Mbase edhe Ferrari i kuq duhet të ketë kaluar pronësi tek 62 vjeçarja” shton më tutje gazetari në artikull.

Në mbyllje të artikullit të gjatë, gazetari i Daily Mail përmend dhe situatën aktuale në Shqipëri, vettingun dhe kryeministrin Rama, lidhjen e këtij të fundit me Tony Blair dhe faktin se për drogën flitet shumë “pak zyrtarisht”... ndërkohë që në Angli grupet shqiptare të kokainës janë kthyer në një problem shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat