Berisha: Revolta që lemeritë narkoqeverinë dhe damkosi atë në mbarë boten!

Shqipëria

Berisha: Revolta që lemeritë narkoqeverinë dhe damkosi atë në mbarë boten!

Nga: A.M. Më: 27 maj 2018 Në ora: 11:43
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se protesta e opozitës e cila është mbajtur të shtunën i Tiranë ishte në Tiranë ishte më e fuqishmja në historinë e protestave kundër narkoshtetit.

Për më shumë, Berisha ka thënë se mediat më të mëdha të SHBA dhe vendeve tjera, ndër të cilat televizionet Fox News, ABC, NBC, New York Times, Washington Post e dhjetëra e dhjetëra media të tjera.

Postimi i plotë:

Revolta qe lemeriti narkoqeverine dhe damkosi ate ne mbare boten!      

Te dashur miq, revolta masive e djeshme, per efektet e saj ishte njera nga me te fuqishmet ne historine e protestave kunder narkoshtetit, dhe kjo perben nje kontribut te çmuar, fitore te vertet ne luften per çmontimin e narkoqeverise per te gjithe ata qe nga Tirana dhe mbare vendi mbushen dje bulevardin deshmoret e kombit si dhe per te gjithe te tjeret qe ishin shpirterisht me ta. Mendoj se tre jane arritjet me madhore te saj.

E para, kjo revolte, vetem me frymen e fuqishme para saj i futi friken deri ne palce dhe detyroi Edvinin te zhbeje axhenden e tij ne Tirane, madje edhe me te huaj, dhe t’ia mbathe naten e te premtes per ne Velebisht duke leshuar keshtu institucionin e kryeministrise per te mos rrezikuar lekuren e tij. Njelloj, era e stuhise qe po vinte detyroi ministrat e tij t’ja mbathnin si minj ne drejtime te paditura jashte Tirane.

Vetem per ne Mal te Zi, sipas sistemit TIMS te premten pasdite kaluan kufirin 5 prej tyre. Njerezit qe gogesijne gjithe diten pasurite nga droga dhe vjedhja e takspagueseve nuk kane parim, moral apo atdhe!

Ne kete aspekt revolta e opozites e dt 26 maj 2018 perseriti pa dhune dhe ne nje forme tjeter 14 shtatorin e vitit 1998!

E dyta, dje opozitaret e revoltuar detyruan Fatziun, njerin nga dy ministrat qe qendroje ne Tirane te leshoje si mi zyren dhe te largohet me vrap nga tuneli i narkoministrise duke menduar vetem per lekuren e tij dhe deshmuar se njelloj si padroni i tij nuk njeh detyre as flamur!

Ne te vertete, pas zhdukjes se Fatziut, ne perballjen e tyre me narkopolicine, te revoltuarit guximtare po te mos i terhiqte kryetari i PD ne pak minuta do te vendosnin flamurin e fitores mbi ministrine e droges dhe krimit njelloj siç e vendosen me 14 shtator te vitit 1998 ne kryeministri!

E treta, revolta e fuqishme e djeshme e opozites me shume se te gjitha protestat e meparshme pushtoi me mesazhet e saj te veçanta mediat e mbare botes. Mediat me te medha te SHBA dhe vendeve tjera, nder te cilat televizionet Fox Neës, ABC, NBC, Neë York Times, Washington Post e dhjetra e dhjetra media te tjera. Dje hapsira mediatike boterore u dominua nga tre lajme fatale per narkoqeverine.

Sipas tyre shqiptaret protestojne:

a-kunder lidhjeve me drogen dhe krimin te Edvin Kristaq Rames

b-kunder lidhjeve te ministrit te brendshem Fatzi Xhafa me drogen dhe krimin, ndihmen qe ky i ka dhene vellait Geron Xhafa per trafiqet e tij

c-dorezimin e Geron Xhafes, autoriteteve italiane per te vuajtur 7 vjet burg i denuar si trafikant nderkombetar droge.

Ndaj duke shprehur nderimin tim me te madh per qytetaret e revoltuar opozitar, per guximin dhe suksesin e djeshem, ftoj mbar qytetaret e ketij vendi qe te konsiderojme arritjet e dites se djeshme si proven e pergjithshme per te hedhur ne rastin me te pare ne greminen e historise Noriegen dhe narkoqeverine e tij! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat