“Rruga nuk është pistë aerodromi, qarkulloni me shpejtësi për qejf”

Shqipëria

“Rruga nuk është pistë aerodromi, qarkulloni me shpejtësi për qejf”

Më: 27 maj 2018 Në ora: 11:01
Ilustrim

Edhe mbrëmjen e djeshme policia ka vijuar kontrollet në rrugë, për të parandaluar aksidentet nga shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve. Dje blutë e rrugores kanë evidentuar raste të drejtuesve të automjeteve që ecur nga 164 km/orë deri në 170 km/orë.

Sipas Policisë së Shtetit, “Shpejtësi të tilla nuk mund të tolerohen pasi rruga nuk është pistë aerodromi”.

Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne autostradën Tirane -Durres-Tirane. Jane evidentuar shpejtesi qe variojne nga 164 km/ore deri ne 170 km/ore. Shpejtesi te tilla nuk mund te tolerohen pasi rruga nuk është piste aerodromi. Policia Rrugore e Tiranës konstaton me shqetësim se kryesisht ne fundjave shume drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi tej normave te lejuara pa asnje shkak ne rast nevoje por thjesht qarkullojnë per qejf. Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga kembesoret, me qellim rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat