Paloka i përgjigjet Ramës: As tunelet e pashallarëve të drogës jo më një vend i sigurt

Shqipëria

Paloka i përgjigjet Ramës: As tunelet e pashallarëve të drogës jo më një vend i sigurt

Më: 26 maj 2018 Në ora: 22:22
Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagoi për komentin e Kryeministrit Rama në lidhje me protestën e ditës së sotme të opozitës.

“Kush thotë që Rama është frikacak?!”, shkruan Paloka në “Facebook”.

“Me urrejtjen shpërthyese që ishte grumbulluar sot tek ajo masë me protestues, duhet të jesh trim i çartur që të vazhdosh të bësh Ali Komikun qoftë edhe nga Berati”, thotë më tej Paloka.

Më tej, nënkryetari i PD shkruan: “Po ka një moment kur as tunelet e pashallarëve të drogës nuk janë më një vend i sigurt, përkundrazi kthehen në kurthe nga nuk del dot deri sa të kapesh si miu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat