Kokëdhima: PD dhe LSI luajtën sot skenat e një tragjikomedie, të dyja janë investuar kundër Xhafës

Shqipëria

Kokëdhima: PD dhe LSI luajtën sot skenat e një tragjikomedie, të dyja janë investuar kundër Xhafës

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:57
Koço Kokëdhima

Gjatë fjalimit të tij në 1 vjetorin e themelit të partisë “Zgjidhja”, themeluesi dhe drejtuesi i kësaj force politike, Koço Kokëdhima nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën aktuale në politikën shqiptare, ku palët janë të ndara për çështjen “Xhafaj”.

Ai e ka konsideruar tubimin e sotëm një tragjikomedi kombëtare të orkestruar nga PD dhe LSI.

“Ndërkohë që ne jemi mbledhur në këtë takim pune dhe festiv, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, partitë e vjetra janë duke luajtur skenat e fundit të tragjikomedisë sonë kombëtare. PD dhe LSI po protestojnë kundër qeverisë së PS-së për ta pastruar atë nga ministri i brendshëm. Xhafa nuk është modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë. Ai është eksponent i politikës së vjetër, mbi 20 vjet deputet, ministër dhe në funksione të larta politike në PS, bashkëpërgjegjës për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe restaurimin e pushtetit arbitrar të oligarkisë së korrupsionit. Por ai nuk kontrollohet as nga Rama dhe as nga marrëveshja famëkeqe PS-PD. Policia e Xhafës nuk është më pjesë dhe në shërbim të kartelit të drogës. Rama e Tahiri i kthyen shefat e policicë në hamej të bandave të mariuanës. Policia e Xhafës është kthyer në funksionet kushtetuese dhe në shërbim të rendit e sigurisë publike. Kupola e partive të vjetra ndihet e prekur dhe e rrezikuar nga humbja e kontrollit mbi strukturat e Ministrisë së Rendit”, tha Kokëdhima.

Ai ka shprehur edhe jnë herë qëndrimin e partisë që drejton në lidhje me çëshrjen “Xhafaj”, duke dhënë edhe arsyet pse sot nuk iu basjkluan protestës së organizuar nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat