Paloka: Mund të kishte viktima, nëse Basha s’do merrte protestuesit

Shqipëria

Paloka: Mund të kishte viktima, nëse Basha s’do merrte protestuesit

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:15
Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e vlerësoi gjestin e kreut demokrat, Basha, për të tërhequr turmën e protestuesve, pasi sipas tij, situata mund të kishte precipituar.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’, ai tha se kishin përballë një polici që po mbronte Xhafën, që po mbronte krimin. Paloka nënvizoi se policët ishin të armatosur, në kundërshtim me ligjin.

Teksa ndoqëm intervistën e kryeredaktorit të RD të dhunuar. Si e komentoni ngjarjen?

“Bledi ka ardhur gazetar, kur unë kam qenë kryeredaktor te RD. Ai është qytetar i Tiranës, dhe nuk është agresiv. Do i uroj shërim të shpejt. Do uroja pa cinizëm se gazetarët janë dhunuar edhe në botë, ju ka ndodhur edhe shumë raste dhune. Me një qeveri si kjo s’mund të presësh asgjë tjetër. Ajo sulmon qytetarët dhe mbron krimin. Për këtë ishim sot në protestë, për të luftuar ndaj një qeverie që mbron kriminelët”.

Si ishte për ju protesta e ditës së sotme. Edhe nga pjesëmarrja dhe…

“Mendoj se protesta i dha mesazhet për të cilat u thirr. Siç kemi thënë gjatë gjithë ditëve para, qëllimi ishte kërkesa për largimin e Xhafës. Ju do thoni se ai është aty. Kur kemi kërkesa për largim, se mendonim që ai do jepte dorëheqje. Ai vërtetë u largua nga ministria, para se protestuesit të ktheheshin në Ministrinë e Brendshme, ai nuk tha dorëheqje”.

Në fjalën e tij, Basha se përmendi audio-përgjimin.

Ça lidhje ka kjo”.

Me ça objektivi erdhi sot PD në protestë?

“Ti bënte të qartë se shqiptarët nuk mund të pajtohen me faktin që është vënë një Ministër i Brendshëm të ketë lidhje me drogën. Edhe një njeri i vetëm kur proteston, ka të drejtën të thotë të vërtetën”.

Ju i keni qejf shifrat për pjesëmarrje.

“Sigurisht. Unë vet nuk mund të gjykoj se ishte apo jo më e madhe, apo më e vogël”.

Ku ishit pozicionuar?

“Unë qëndrova në pjesën e qendrës së protestës. Isha dhe tek Ministria e Brendshme, në atë pjesë ku ishte pjesa më energjike”.

A tregoi ‘muskujt’ opozita aty?

“Absolutisht jo. Ne si deputetë, drejtues të PD jemi ndeshur gjithë kohës edhe me reaksion të protestuesve që kërkonin të lejoheshin të avanconin më shumë. Nëse aty s’do të kthehej Basha të merrte protestuesit, mund të ndodhte çdo gjë. Aty mund të ishin 5 mijë vetë që ishin gati për gjithçka. Kishin përballë një polici që po mbronte Xhafën, që po mbronte krimin. Ishin të armatosur. Në kundërshtim me ligjin”.

Mund të kishte viktima?

“Aty mund të ndodhte çdo gjë. Kishte policë me armë. Jo se mund të nxehej ai (polici), por edhe mund t’ia merrnin armën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat