Bulqizë, përroi ‘ngujon’ banorët e lagjes Allmete

Shqipëria

Bulqizë, përroi ‘ngujon’ banorët e lagjes Allmete

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:31
Bulqizë

Vetem 400 metra larg ndertesës së bashkisë Bulqizë ndodhet një lagje ku banorët mbeten të bllokuar në shtëpi sa herë ka shi.

Ujërat e përroit afër lagjes Allmete, shkojnë drejt shtëpive dhe kanë shkatërruar rrugën. Frika është e madhe për nxënësit e shkollave që rrezikojnë jetën dy herë në ditë në këtë rrugë

Si pasojë e vërshmit të ujit në këtë përrua ka bërë që të dëmtohet edhe ura, e cila lidh fshatin me rrugën nacionale, por që ka rrezikuar edhe drejtuesit e automjeteve. Banorët thonë si nuk do të votojnë derisa të merren masa për pastrimin e përroit dhe të rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat