Ardi Veliu takon policët e lënduar: Për Bledi Kasmin do shihen videot

Shqipëria

Ardi Veliu takon policët e lënduar: Për Bledi Kasmin do shihen videot

Më: 26 maj 2018 Në ora: 15:10
Protesta e PD-së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti Ardi Veliu ka vizituar në Spitalin e Traumës, punonjësit e policisë të cilët pësuan lëndime gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat nga spitali, Veliu theksoi se policët e lënduar fatmirësisht nuk kanë dëmtime serioze.

“Erdhëm në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e lënduar gjatë protestës, janë 11 efektivë, të cilët janë lënduar nga gurë e mjete të forta. Gjendja e tyre është e mirë pavarësisht nga dëmtimet e marra. Falenderoj jo vetëm punonjësit e policisë që treguan maturi, gjakftohtësi dhe profesionalizëm gjatë tubimit, por të gjithë punonjësit e policisë së drejtorisë së Tiranës dhe forcat speciale. Mund të them me plot gojën që policia ka kryer detyrën dhe ka siguruar mbarëvajtjen e tubimit”, u shpreh Veliu.

I pyetur për dhunën e ushtruar ndaj kryerdaktorit të gazetës “RD” Bledi Kasmi, Ardi Veliu u shpreh se do të shihen pamjet filmike për të mësuar nëse fajtor ka qenë policia apo vet i plagosuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat