Basha: Kasmi ka dhjetë qepje, kjo është arsyeja pse Xhafaj s’mund të jetë ministër

Shqipëria

Basha: Kasmi ka dhjetë qepje, kjo është arsyeja pse Xhafaj s’mund të jetë ministër

Më: 26 maj 2018 Në ora: 14:54
Bledi Kasmi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi në spital kryeredaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi.

Ai tha se dhuna ndaj Kasmit është një tregues më shumë se përse Fatmir Xhafaj nuk mund të jetë ministër i Brendshëm.

“Dhuna është treguesi më i mirë se policia është në shërbim të familjeve mafioze Xhafaj e Rama.

Bledi Kasmi ka dhjetë qepje në kokë sepse po bënte punën e tij si gazetar i RD, ndërkohë Agron Xhafaj u përcoll me fshehtësi për të shpëtuar lëkurën e Fatmir Xhafajt, që së bashku janë pjesëtarë të një familje, subjekt i ligjit antimafia.

Kjo është arsyeja se përse Xhafaj nuk mund të qëndrojë në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi çdo moment ai mund të përbëjë rrezik për qytetarët dhe vendin.

Po ashtu, është emergjencë kombëtare largimi i njeriut që ia ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme krimit.

Pa shkëputur lidhjet e krimit, Shqipëria nuk ka të ardhme dhe procesi i integrimit është i ndalur,” tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat