Kasmi: U godita me shkopinj nga policia në mënyrë të pabesë

Shqipëria

Kasmi: U godita me shkopinj nga policia në mënyrë të pabesë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 14:43
Bledi Kasmi

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u shpreh nga spitali ku po merr mjekimin se është goditur në mënyrë të pabesë nga forcat e policisë ndërsa ishte duke raportuar lajmin nga protesta që po zhvillohej para Ministrisë së Brendshme.

Në një prononcim për gazetën Rilindja Demokratike, Kasmi u shpreh se mjekët i kanë bërë 10 të qepura në kokë për shkak të çarave të shkaktuara nga goditjet e policisë me shkopinj.

Kasmi: Kjo ndodh kur një ministër vjen nga hetuesia e diktaturës. Kur ia bën një gaztari, mendoni se çfarë mund ti bëjnë një qytetari.

Ndërkohë, në spital ka shkuar për të vizituar kryeredaktorin e RD edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

Dhuna policore ndaj kryeredaktorit të RD u denoncua edhe nga ish-Kryeministri Berisha.

“Narkobanditet me uniformë përgjakin protestën e opozitës, godasin kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! sb”, shkruan ish-Kryeministri Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat