Pastrohen mbetje urbane në Shijak- Zv.ministrja Çuçi: Ndëshkim krimit mjedisor

Shqipëria

Pastrohen mbetje urbane në Shijak- Zv.ministrja Çuçi: Ndëshkim krimit mjedisor

Më: 26 maj 2018 Në ora: 12:03
Pamje nga aksioni në Shetel

Në fshatin Shetel, në Durrës janë pastruar 6 metër kub mbetje urbane, të konstatuara nga banorët e fshatit dhe kryeplaku i fshatit, të cilët denoncuan këtë rast pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit.

Duke parë nga afër situatën, zv/ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, tha se do të ketë ndëshkim të krimit mjedisor, për çdo biznes që dëmton natyrën dhe komunitetin.

Zv.ministrja Çuçi falenderoi banorët që denoncuan në kohë reale krimin mjedisor dhe u bëri apel të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo rast të shkeljes së ligjit.

Inspektorët e mjedisit dhe forcat e rendit shkuan menjëherë në vendngjarje ku konstatuan mbetjet, konfeksione biznesi të hedhura përgjatë rrugës Shijak. Forcat e Komisariatit të Policisë Shijak filluan hetimet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të këtij krimi mjedisor.

Ndërsa firma pastruese e qytetit, bëri pastrimin e zonës nga mbetjet. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat