Protesta, bien në sy flamujt e Gjermanisë dhe SHBA

Shqipëria

Protesta, bien në sy flamujt e Gjermanisë dhe SHBA

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:29
Pamje nga protesta e opozitës

Protestuesit u grumbullohen para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa mjaft qytetarë kanë ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.

Me banderola të ndryshme kundër qeverisë, dhe pas shpalosjes së simbolikave tek ministria e Brendshme dhe ish hotel Dajti, protestuesit u bashkuan aty ku sipas axhendës do të flasë vetëm kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ndërkaq, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së janë parë të nisen në këmbë nga selitë e partive për t’iu bashkuar protestuesve.

Protestuesit nuk mbajnë flamuj partiakë, por flamuj shqiptarë, të BE, të Gjermanisë dhe SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat