“Rama” shfaqet papritur përpara Kryeministrisë

Shqipëria

“Rama” shfaqet papritur përpara Kryeministrisë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:06
Ai shfaqet në një tendë të improvizuar si zyrë pune, ku merr në interviste disa të rinj, për ti punësuar një Ministër i Brendshëm, pasi ai duhet të largohet nga puna.

Partia Demokratike pak para nisjes së protestës ka improvizuar një sozi të kryeministri Edi Rama.

Ai shfaqet në një tendë të improvizuar si zyrë pune, ku merr në interviste disa të rinj, për ti punësuar një Ministër i Brendshëm, pasi ai duhet të largohet nga puna.

“Jam në protestën e opozitë për të dëshmuar që qeveria ime është e fortë, kemi dy ministra të Brendshëm që janë njëri më i zoti se tjetri për trafik, ne sot po shohim me gjasave për një tjetër ministër që të jetë po aq i zoti sa dy të tjerët. Në Shqipëri punë ka, por nuk ka profesionistë, kemi vende pune që na teprojnë.”, shprehet i riu.

Protesta e opozitës vjen pas publikimit të audio-përgjimit, ku pretendohet se është Agron Xhafaj, vëllai i Ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke folur për pazare droge.

Në këtë përgjim, Agron Xhafaj thirret ‘Pasha’ dhe për këtë edhe mbështetësit e opozitës kanë vendosur parulla në makina me këtë simbolikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat